Çfarë është excel

Exceli është një program/fletëllogaritëse përmes së cilit ju mund të organizoni, llogaritni, krijoni raporte, databaza dhe shumë më tepër me të dhënat e juaja. Përmes aplikacionit, duke përdorur të dhënat e juaja ju mund të gjeneroni Tabela Përmbledhëse (PivotTable), Grafiqe të ndyshme, tabela dhe shumë më tepër. Shembull, ju mund të krijoni fletëllogaritëse e cila llogaritë dhe monitoron buxhetin, të ardhurat, shpenzimet, etj



Si mund të përdor Excelin?

Nëse ju keni të instaluar Excelin apo Microsoft Office, atherë ju mund të gjeni atë në "Start Menu"


Cilat janë përparësitë e përdorimit të Excel?

Ka shumë arsye që të përdoret Excel para fletave llogaritëse tjera, disa nga arsyet janë të listuara më poshtë

Aplikacioni bazik i Microsoft Excel është pa pagesë, nëse dëshironi që të përdorni versionet më të reja, atherë ju duhet të abonoheni sipas planeve që ofron Microsoft.

Njohja e programit të Excel është një përparësi, dhe në shumë raste një detyrim për ndonjë pozitë pune që ju aplikoni. Kjo pasi që përdorimi i programit është shumë i gjerë në fusha të ndryshme.

Çdo kolonë, rresht apo çeli mund të personalizohet në qfarëdo forme, ngjyre, madhësie, formati të teksti, ngjyre të teksti, etj.

Ka shumë arsye për mësimin e Exel. Ne i kemi ndarë në dy kategori


1 ) Përfitimet Profesionale - përfshijnë mundësit që na ofron aplikacioni për të bërë punë

  • Ndër mënyrat më të mira për ruajtje të të dhënave;

  • Mund të performoni kalkulime

  • Përmban të gjitha veglat për për analiza të ndryshme

  • Mund të printoni lehtë raporte;

  • Mund të kodoni për të automatizuar punën;

  • Mund të punojnë disa persona në kohë reale në të njejtin file;

  • Mund të krijoni dhe personalizoni shabllone;



2) Përfitimet Personale


  • Gjeni punë më lehtë;

Në rreth 82% të ofertave të punës kërkohen njohuritë për Excel. Juve automatikisht do të ju hapen dyer të reja të punësimit nëse keni njohuri të mira të Excel.

  • Mund të përfitoni ngritje të pagës;

Mesatarisht ju mund të përfitoni ngritje page deri në 12%

  • Kryeni punë të pavaruara - freelancer

Ofroni punë për shërbimet e juaja sipas kërkesës brenda vendit dhe jashtë

  • Lehtëson "jetën" në punët e juaja të përditshme;




Për profesionet e mëposhtme kërkohen njohuritë e programit:

  • Asistentët Administrativ

  • Kontabilistët

  • Auditorët

  • Financierët

  • Menaxherët e shitjes

  • Analistët Financiar

  • Vlerësuesit e kosotove

  • Buxhetuesit

  • Menaxherët e projekteve

  • Analistët Biznesor

  • Bankierët

  • Gazetarët e të dhënave

  • Zyrtarët e informacionit

  • Profesorët/Asistentët