Politikat e privatësisë

Mëso EXCEL - Shqip është platformë për shpjegime të programeve të Microsoft Office e bazuar në internet. Kjo platformë ju mundëson kuptimin e programeve në mënyrë të pavarur. Ju do të jeni në gjendje të mësoni nga produktet tona në mënyrë autodidakte, të pavarur, duke bashkëvepruar me produktet tona.

1.Procesimi i të dhënave në platformën Mëso EXCEL - Shqip

Përdorimi i platfomës Mëso EXCEL - Shqip është pa pagesë. Personat të cilët dëshirojnë që të përdorin produktet tona, atherë duhet që të bëjnë pagesën sipas çmimeve në faqen "Produktet" apo "Ofertat". Abonimi përfshin qasje të palimituar për produktet e blera. Ne këto shërbime ju dërgojmë në emailin e përdorur gjatë pagesës. Llogaria duhet të përdoret vetëm nga vet personi që abonohet e jo nga ndonjë palë tjetër.

Në Mëso EXCEL - Shqip ruhen informacionet tuaja si: emri, mbiemri, , useri që përdorni platformë, email adresa. Ne i ruajmë këto të dhëna për ta bërë komunikimin me ju më praktik dhe efikas me ju. Të dhënat tuaja i ruajmë për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona përmes platformës Mëso EXCEL - Shqip dhe në përputhje me ligjet në fuqi. Të dhënat i përdorim për identifikimin tuaj për qasje të sigurtë në platformën tonë dhe për të përmirësuar kualitetin e shërbimeve tona në vazhdimësi. Ne NUK i ruajmë të dhënat e kartelave tuaja bankare. Këto të dhëna administrohen direkt përmes bankës (dhe/ose bankave) partnere.

Platforma Mëso EXCEL - Shqip nuk merr përgjegjësi për ndonjë përdorim të paautorizuar të llogarisë apo fjalëkalimit të abonentëve.

2.Të drejtat tuaja për të dhënat

Në përputhje me ligjet aplikative në Republikën e Kosovës dhe aktet tjera normative, ju si pronar(e) i(e) të dhënave keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat e tuaja personale. Gjithashtu, përkitazi me këto ju rezervoni të drejtën të kërkoni nga platforma Mëso EXCEL - Shqip që të plotësoj, korrigjoj, fshij ose të kufizoj përpunimin e këtyre të dhënave. Kjo e drejtë do të ushtrohet deri në atë masë sa këto ndryshime të mos bien ndesh nga “Termat dhe Kushtet”e platformës Mëso EXCEL - Shqip, dhe(ose) që i imponohen asaj nga ligjet dhe aktet tjera ligjore në fuqi.

3.Njoftimet rreth ndryshimeve të "Politikat e privatësisë"

Për çdo ndryshim që bëhet në “Politikat e privatësisë” në platformën Mëso EXCEL - Shqip, ne do t’i bëjmë publike për abonentët në këtë vegëz ku jeni duke lexuar. Çdo ndryshim në “Politikat e privatësisë” hyn në fuqi 30 ditë kalendarike prej ditës kur njoftimit për plotësim apo ndryshim të politikës është publikuar nga ana jonë.

Vazhdimi i shfrytëzimit të shërbimeve të platformës Mëso EXCEL - Shqip nga ana juaj, edhe pas hyrjes në fuqi të plotësimeve dhe ndryshimeve në “Politikat e privatësisë”, do të nënkuptoj se ju pajtoheni me plotësim-ndryshimet e aprovuara dhe publikuara. Në rast se nuk pajtoheni me këto plotësim-ndryshimet tek “Politikat e privatësisë” atëherë platforma Mëso EXCEL - Shqip, rezervon të drejtën që të mos jetë në gjendje të ofroj të gjitha shërbimet.

4.Kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje, sugjerim apo vërejtje në lidhje me këtë që lexuat rreth “Politikat e privatësisë”, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes: mesoexcel@hotmail.com