Termat dhe kushtet

Mirësevini në faqen tonë të internetit dhe faleminderit që keni zgjedhur platformën tonë për shfrytëzim. Nëse vazhdoni të shfletoni dhe përdorni këtë faqe interneti, ju pranoni të pajtoheni dhe të jeni të detyruar nga termat dhe kushtet e mëposhtme të përdorimit, të cilat së bashku me politikën tonë të privatësisë rregullojnë marrëdhëniet e Mëso EXCEL - Shqip me ju në lidhje me këtë faqe interneti. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të këtyre termave dhe kushteve, ju lutemi mos përdorni faqen tonë të internetit.


1.Kushtet e përgjithshme

1.1. Këto “Terma dhe Kushte” të përdorimit janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve të platformës Mëso EXCEL - Shqip

1.2. Në momentin e abonimit nënkuptohet që jeni dakord me pranimin e të këtyre dispozitave që kemi cekur në “Terma dhe Kushte”. Pranimi i këtyre kritereve, trajtohet si kontratë e lidhur në mes të Mëso EXCEL - Shqip dhe juve si abonentë.

1.3. Përmbajtja e faqeve të kësaj faqe interneti është vetëm për informacionin tuaj të përgjithshëm dhe për përdorim. Është subjekt i ndryshimit pa paralajmërim.

1.4. Kjo faqe interneti përdor cookie për të monitoruar preferencat e shfletimit. Nëse lejoni përdorimin e cookies, informacioni personal i mëposhtëm mund të ruhet nga ne për t'u përdorur nga palët e treta.

1.5. As ne dhe asnjë palë e tretë nuk japim asnjë garanci ose garanci për saktësinë, afatin kohor, performancën, plotësinë ose përshtatshmërinë e informacionit dhe materialeve të gjetura ose të ofruara në këtë faqe interneti për ndonjë qëllim të veçantë. Ju e pranoni se informacione dhe materiale të tilla mund të përmbajnë pasaktësi ose gabime dhe ne shprehimisht përjashtojmë përgjegjësinë për çdo pasaktësi ose gabim të tillë në masën më të plotë të lejuar me ligj.

1.6. Kjo faqe interneti përmban materiale që janë në pronësi ose të licencuar nga ne. Ky material përfshin, por nuk kufizohet në, dizajnin, paraqitjen, pamjen, pamjen dhe grafikën. Riprodhimi është i ndaluar përveç në përputhje me njoftimin për të drejtën e autorit, i cili është pjesë e këtyre termave dhe kushteve.

1.7. Përdorimi i paautorizuar i kësaj faqe interneti mund të shkaktojë një kërkesë për dëmshpërblim dhe/ose të jetë një vepër penale.

1.8. Herë pas here, kjo faqe interneti mund të përfshijë gjithashtu lidhje me faqe të tjera interneti. Këto lidhje janë dhënë për lehtësinë tuaj për të ofruar informacione të mëtejshme. Ato nuk nënkuptojnë se ne mbështesim uebsajtin(et). Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit të lidhura.

1.9. Përveç kur përcaktohet ndryshe nga përmendja e qartë apo konteksti, për qëllimet e këtyre dispozitave në “Terma dhe Kushte” fjalët si më poshtë, do të kenë këto kuptime:


– “Platformë” nënkupton faqen online www.mesoexcel.com

– “Abonues” nënkupton personin që është regjistruar dhe shfrytëzon platformën Mëso EXCEL - Shqip, pasi që i njëjti ka kryer pagesën përkatëse për abonim, për njërën nga produktet e zgjedhura.

– “Ditë pune” është çdo ditë e vitit, përjashtimisht ditët e fundjavës (e shtunë, e diele) dhe ditëve të pushimit sipas Ligjit për Festave zyrtare në Republikën e Kosovës, që publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

– “Legjislacion” nënkupton legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të muajit Qershorit, të vitit 2008, bashkë me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjet e aktet normative më të ulëta, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Palë e tretë” është çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos Mëso EXCEL - Shqip dhe abonentëve.


2.Të drejtat pronësore dhe pronësia intelektuale

2.1. Nuk është e lejuar në asnjë formë modifikimi, riprodhimi, publikimi, transmetimi, transferimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo mënyrë tjetër e përdorimit të përmbajtjes në tërësi ose pjesërisht e faqes së internetit www.mesoexcel.com, për qëllime të përfitimit, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Mëso EXCEL - Shqip. Përjashtimisht, kopjimi i kufizuar, shtypja ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes së përmendur është i lejuar për përdorim personal të abonuesit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo informatë, apo ato informata nuk do të kenë qëllime komerciale apo të tjera.


3.Përgjegjësia në shërbime

3.1. Platforma Mëso EXCEL - Shqip përdoret vetëm për qëllime të ligjshme.

3.2. Mëso EXCEL - Shqip në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë përdorim të gabuar të faqes www.mesoexcel.com dhe produkteve tjera edukative nga ana e abonentëve të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre i lirë dhe që në mënyrë të qëllimtë, apo të paqëllimtë kryejnë veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

3.3. Veprimet e abonentëve duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe në harmoni me aktet ligjore që rregullojnë komunikimet elektronike brenda dhe jashtë kufijëve gjeografik të Republikës së Kosovës.

3.4. Abonentët ndalohen të planifikojnë apo të ndërmarrin secilin veprim a sjellje të paligjshme dhe abuzive që mund të ketë pasoja negative për abonentët tjerë apo të shkaktojë dëmtime e prishje të platformës apo shërbimeve tjera të ofruara nga Mëso EXCEL - Shqip.

3.5. Në rast se Mëso EXCEL - Shqip bie në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e abonentëve të saj, abonenti përkatës që ka shkaktuar dëmin, do të kompensojnë Mëso EXCEL - Shqip ne përputhje me rrethanat respektive.


4.Siguria e platformës

4.1. Qasja në faqen e internetit www.mesoexcel.com bëhet me kërkesën e vizitorëve ose abonentëve, dhe jo me iniciativën apo imponimin nga Mëso EXCEL - Shqip. Abonuesit e platformës Mëso EXCEL - Shqip janë përgjegjës për mbrojtjen e sistemit të tyre kundër viruseve dhe programeve tjera me qëllim të shkatërrimit masiv kibernetik.

4.2. Mëso EXCEL - Shqip bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha masat e sigurisë të merren për të mbrojtur faqen e internetit dhe platformën www.mesoexcel.com kundër viruseve dhe programeve tjera të dyshimta, por kjo nuk garanton se përmbajtja e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe veprimet tjera të dëmshme. Si rrjedhojë në asnjë rast Mëso EXCEL - Shqip nuk do të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar në softuerët, pajisjet, fajllat (ang. files), të përdoruesve dhe abonentëve, si dhe për çdo dëm të shkaktuar ndaj përdoruesit apo abonentit, për ndonjë nga shkaqet e cekura në këtë paragraf.


5.Forca madhore

5.1. Për qëllimet e këtij neni, termi “fuqi madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje që nuk është nën kontrollin e palëve të prekura, qoftë nga ana e platformës apo abonentëve.

5.2. Forcë madhore ëshë gjithashtu një ngjarje që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e palëve të përfshira.

5.3. Ngjarjet e forcës madhore përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: epidemitë, pandemitë, embargot, luftërat, revolucionet, zjarret masive, rënia e internetit, ndërprerjet e papritura apo të imponuara në energji elektrike, sulmet masive në internet, shpërndarja e viruseve në rrjetin e internetit, apo të ngjajshme që afekton mundësinë e platformës për të ofruar shërbimet, por edhe situata të ngjashme që janë jashtë kontrollit dhe mundësisë për të vepruar të Mëso EXCEL - Shqip.

5.4. Nëse paraqitet ndonjë gjendje e fuqisë madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim apo mënyrë verbale palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj.

5.5. Përveç nëse Mëso EXCEL - Shqip ka dhënë udhëzime me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i përmbush obligimet e veta përkitazi kontratës, brenda mundësive të arsyeshme dhe do të shtjerrë të gjitha rrugët anësore për t’i realizuar obligimet, pa u ndikuar nga ngjarja e fuqisë madhore, cilado qoftë ajo.


6.Certifikimi për programet e ofruara

Mëso EXCEL - Shqip nuk ka për qëllim çertifikimin, por edukimin praktik. Shpjegimet që ofrohen nga ne janë shpjegime teorike, me orientim kryesor nga shpjegimet praktike me qëllim të shpjegimit/lehtësimit të përdorimit të programeve.


7. Kthimi i produkteve

Ne besojmë në kualitetin e shërbimeve tona, prandaj në rast se ju nuk jeni të kënaqur me produktin e blerë, atherë ndiqni hapat e mëposhtëm për të vazhduar me procedurat e kthimit të produktit:

1) Sigurohuni që kërkesën për kthim të bëni brenda 24 Orëve;

2) Kërkesën për kthim të bëni përmes llogarisë në 2Checkout duke shënuar shpjeguar arsyen për kthim të produktit;

3) Ne do të ju kthejmë mjetet në llogarinë e blerësit brenda 7 ditëve të punës.

*Kthimi i mjeteve mund të bëhet vetëm në llogarinë në të cilën është bërë blerja